Detajet/ Washington Post: McGonigal i zhytur deri në fyt në pakt sekret me Ramën
Sa më shumë ditë kalojnë aq me tepër gazetar më prestigjoze të globit po e rëndojnë gjuhën për lidhjen mes kryeministrit Edi Rama dhe agjentit të akuzuar të FBI, Charles McGonigal. Këtë të hënë ka qenë e përditshmja e famshme “The Washington Post” e cila ka bërë një shkrim të gjatë me një grup autorësh ky kryesorët janë gazetarët Shane Harris, Rosalind S. Helderman dhe Catherine Belton. Artikulli që zbret deri në detaje të aferës McGonigal i kushton një pjesë të madhe edhe lidhjeve të tij shqiptare.
Ai është në të njëjtën linjë të artikullit që publikoi pak ditë më parë Nev York Times, por ndryshe nga ai ka nota më të errëta në përshkrimin e marëdhënies së Edi Ramës dhe ish zyrtarit të FBI-së. “Charles McGonigal, ka marrë para për të çuar përpara interesat e kryeministrit shqiptar” shkruan gazeta. Ajo vazhdon: ” Mc Gonigal ishte i zhytur deri në fyt në marëveshje sekrete me kryeministrin e Shqipërisë”.
Paragraf nga shkrimi:
“Angazhimi i McGonigal në Shqipëri mendohet se filloi kur ai punonte ende për FBI-në, çka përbën shqetësim për ish-kolegët e tij. Prokurorët pretendojnë se deri në gusht 2017, McGonigal ishte lidhur me një person nga Nju Xhersi, i cili kishte lindur në Shqipëri dhe disa dekada më parë kishte punuar për inteligjencën shqiptare.
Aktakuza nuk e përmend emrin e këtij personi, por përshkrimi përputhet me Agron Nezën, për të cilin të dhënat e kompanive shqiptare tregojnë se hyri në biznes me McGonigal në vitin 2019, pasi McGonigal u largua nga FBI”, shkruan gazeta.
“Emri i Nezës, së bashku me të tjerë, u përfshi në një fletë-thirrje të jurisë së madhe të nëntorit 2021, të publikuar nga Business Insider në shtator dhe të konfirmuar nga ‘ëashington Post’ nga një person që ka njohuri për hetimin.
McGonigal i kërkoi Nezës para- dhe Neza pranoi, duke i premtuar se do t i’a paguante pak nga pak, sipas aktakuzës. Më pas, të dy burrat udhëtuan së bashku drejt Shqipërisë në shtator të vitit 2017, ku u takuan me kryeministrin Edi Rama.
McGonigal, i cili ishte duke punuar për FBI-në në atë kohë, i dhuroi kryeministrit simbole të FBI-së dhe e paralajmëroi atë kundër dhënies së licencave fitimprurëse për kompanitë ruse të naftës.
Ndërsa McGonigal dukej se po vepronte si oficer kundërzbulimi kundër ndikimit rus, prokurorët pretendojnë se në fakt, Neza dhe një tjetër shqiptar që punonte me McGonigal, i identifikuar nga prokurorët si një këshilltar informal i Ramës, kishin interesa financiare në fushat e naftës,” thekson gazeta e madhe amerikane.
Pasi shpjegon me detaje tashmë të stërnjohura për publikun shqiptar se si i kërkoi dhe si i mori izh zyrtari i FBI-së 225 mijë dollarët nga Agron Neza, pasi të dy takuan Edi Ramën në Tiranë , pasi precizon se si i mori ato The Washington Post jep një tjetër detaj interesant. në intervistën e saj për Euro News Allison Guerreiro, ish e dashura e McGonigal, pohoi se ish zyrtari i FBI-së kishte ngarënë darëkë me ramën në një restorant luksoz në Nev York. Investigimi i The Washington Post përcakton datën dhe pjesmarrësit e panjohur të kësaj darke.
Paragraf nga shkrimi:
“Para se të tërhiqej nga FBI në vitin 2018, akuza pretendon se McGonigal dhe Neza u takuan vazhdimisht me Ramën në SHBA dhe Shqipëri, përfshi një herë për darkë në Uashington në mars 2018, kur atyre iu bashkua një ish-agjent i FBI-së, i cili nuk është identifikuar”.
Natyrisht në artikullin e The Washington Post zë një vend të rëndësishëm edhe përdorimi i ish agjentit nga kryeministri shqipëtar për të gositur opozitën në këtë vend. Gazeta e thotë troç: “McGonigal akuzohet se ka marrë para për të çuar përpara interesat e Ramës”. Pra edhe e përditshmja amerikane bën të njëjtin vlerësim që bëri më parë homologja e saj njujorkeze e që kanë bërë edhe mediat shqiptare se Rama e përdori ish agjentin për të fabrikuar një fabul kundër PD-së.
Paragraf nga shkrimi:
McGonigal akuzohet se ka marrë para për të çuar përpara interesat e Ramës, ndërkohë që disa analistë po ngrinin shqetësimet për interesa ruse që po përpiqeshin të influenconin kundërshtarët e kryeministrit.
Sipas aktakuzës, McGonigal inkurajoi FBI-në që të hapte një hetim penal në vitin 2018 për një lobist amerikan që vepronte në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, opozita kryesore e Partisë Socialiste të Ramës.
Një pjesë e informacioneve kundër lobistit, thanë prokurorët, kanë ardhur nga Neza dhe e kanë origjinën në zyrën e Ramës.
Individi nuk përmendet në aktakuzë, por duket se përputhet me lobistin dhe ish-punonjësin republikan të Kapitolit, Nick Muzin, që u vu nën vëzhgim në të njëjtën periudhë pas një artikulli të marsit 2018 në “Mother Jones”, ku ngriheshin pikëpyetje nëse tarifat e tij të këshillit mund të ishin paguar nga një kompani me interesa ruse, duke nxitur një hetim në Shqipëri. Për këtë rast, nuk u ngrit asnjë akuzë.
Në një email, Muzin tha: “Nuk kam asnjë arsye të besoj se kam qenë viktimë e këtij hetimi të rremë. Por nëse do të isha, kjo është për të ardhur keq dhe shpresoj se drejtësia do të vihet në vend”.
Alfred Lela, një zëdhënës i Partisë Demokratike të Shqipërisë, e quajti pretendimin se McGonigal inkurajoi FBI-në të hapte një hetim penal ndaj një shtetasi amerikan, i cili po vepronte si lobist për partinë e Lelës, ‘një nga zbulimet më brutale’.
“Ju keni FBI-në, një degë të nderuar të zbatimit të ligjit në SHBA, të përdorur për të kryer veprime të pista të politikës shqiptare,” tha ai, duke shtuar se partia nuk është kontaktuar nga FBI për këtë akuzë”.
Interesant është të shikohet edhe reagimi që ka bërë qeveria shqiptare për të mohuar akuzat. Gazetës nuk i është përgjigjur vetë Edi Rama. madje as ai që e bën zakonisht njeriu i tij i propagandës, Endi Fuga, por një zyrtare krejt e panjohur me emrin Manjola Hasa. Duke qartë që një avokati i zoti i ka thënë kryeministrit të ekspozohet sa më pak me shpjegime….
Paragraf nga shkrimi:
“Një zëdhënëse e kryeministrit Edi Rama ka konfirmuar se ai është takuar disa herë më McGonigal. Gazeta shkruan se kjo histori korrupsioni e komplikon edhe narrativën e thjeshtë të dosjes ruse.
“Në një deklaratë, Manjola Hasa, një zëdhënëse e Ramës, tha se kryeministri u takua me McGonigal disa herë, por u prezantua me Nezën nga McGonigal dhe nuk kishte njohuri për marrdhëniet mes dy personave. “Sa i përket akuzave në aktakuzën e zotit McGonigal, ato nuk kanë asnjë lidhje me kryeministrin shqiptar apo ndonjë zyrtar shqiptar,” tha Hasa.
Shkrimi i cili bën pasqyrën më të mirë të pjesës korruptive shqiptare dhe që i ka hyrë më thellë deri tani pistës Edi Rama prek edhe efektin që një ngjarje e këtyre përpasave ka mbi reformën në drejtësi. Ajo e etiketon Shqipërinë si një shtet të “rrënuar nga korrupsioni endemik dhe krimi i organizuar”.
Paragraf nga shkrimi:
Shqipëria, një anëtare e NATO-s që nga viti 2009, është rrënuar nga korrupsioni endemik dhe krimi i organizuar, dhe zyrtarët amerikanë kanë inkurajuar reforma në sistemin gjyqësor për ta bërë ligjin penal të vendit më të ndershëm dhe më të drejtë.
Si rezultat, diplomatë të nivelit të lartë amerikanë dhe zyrtarë të sigurisë bëjnë udhëtime të shpeshta në Shqipëri, thotë Jasmin Mujanoviç, një ekspert i politikës ballkanike, duke treguar se ndërveprimet e McGonigal me kryeministrin do të ishin parë në vend si rutinë dhe jo befasuese.
Por, tha Mujanoviç, akuza se McGonigal po merrte para nga një aleat i Ramës, ndërsa takohej me kryeministrin dhe potencialisht po vepronte për të ndihmuar në avancimin e interesave të biznesit të njerëzve që e paguanin atë, mund të pengojë seriozisht përpjekjet e reformës së udhëhequr nga SHBA në Shqipëri.
“Ajo që shpesh ka qenë zhgënjyese për njerëzit në rajon është se, shpesh, kur shfaqen këta zyrtarë të lartë perëndimorë, në vend që të përdorin pozicionet e tyre për të ngritur lart luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duket sikur zbresin në nivelin tonë dhe bëhen pjesë e lojës”.
Lapsi.al bazuar në artikullin e gjatë të “The Washington Post”
Rruga Press