Lajme

Qeveria e Kosovës miraton tri marrëveshjet e Procesit të Berlinit

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës ka miratuar tri projektligje që kanë të bëjnë me marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ekzekutivi i dha dritë të gjelbër Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor.

Kabineti qeveritar miratoi edhe Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore.

Lexo më shumë  SPAK ‘zbërtheu’ bandën e Suel Çelës! Arrestohen Xhino dhe Marsel Roka, dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

Po ashtu, u miratua edhe Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve të arsimit te lartë në Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri Albin Kurti tha se këto projektligje do të dërgohen në Kuvend për ratifikim.

“Pas përfundimit të procedurave të brendshme nga institucionet tona, i kemi sjell për aprovim në Qeveri e prej këtu do t’i dërgojmë në Kuvendin e Kosovës për ratifikim. Ratifikimi i shpejtë i tyre është tregues I përkushtimit dhe angazhimit tonë për bashkëpunim rajonal, marrëdhënie të mira fqinjësore dhe avancim drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, u shpreh Kurti.

Lexo më shumë  Aksion i madh i policisë: Arrestohen 20 persona, sekuestrohen 120 mijë euro

Ndryshe, tre marrëveshje thelbësore rajonale janë nënshkruar më 04.11.2022 në Berlin në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, të cilat do ta thellojnë bashkëpunimin mes shteteve nga Ballkani Perëndimor.

Marrëveshjet e nënshkruara nga shefat e qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kanë për qëllim integrimin rajonal dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të rajonit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *