Lajme

Shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi kërkojnë reciprocitet të të drejtave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe këshilltaren politike të kryeministrit, Ardita Sinani pritën të shtunën përfaqësues politikë të komuniteti boshnjak e shqiptar që jetojnë nën Serbi.

Siç ka njoftuar zyra e kryeministrit, nga delegacioni i SDA-së Shanxhak që kryesohej nga kryetari Sulejman Ugljanin, i shoqëruar nga kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi, dhe dy deputetët tjerë në Kuvendin e Serbisë, Enis Imamovic dhe Selma Kucevic, kryeministri Kurti u njoftua për brengat dhe problemet me të cilat ata ballafaqohen.

Me përfaqësuesit boshnjakë dhe shqiptarë u diskutua edhe për elementet përbërëse të propozimit evropian për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Lexo më shumë  Haxhiu: Nuk është koha për inate e lojëra politike

“Të drejtat e komuniteteve joshumicë në shtetet tona pasqyrojnë demokracinë dhe zhvillimin tonë si shoqëri. Për dallim nga Serbia që nga Freedom House klasifikohet si shtet me regjim hibrid, Republika e Kosovës është shtet demokratik me të drejta dhe liri për të gjithë”, theksoi Kurti.

Ai shtoi se komunitetet e ndryshme pa dallim duhet të trajtohen në kuadër të principeve universale e në harmoni të plotë me standardet e Bashkimit Evropian.

Imamovic, Kucevic dhe Kamberi, së bashku me Ugljanin, potencuan që janë të pakënaqur me statusin e boshnjakëve dhe shqiptarëve në përgjithësi e posaçërisht në komunat e Novi Pazarit, Tutinit e Sjenicës në Sanxhak si dhe të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në Luginë. Ata kërkuan reciprocitet të të drejtave me serbët në Republikën e Kosovës.

Lexo më shumë  Formacionet zyrtare, Sllovaki – Kosovë: Këta janë 11 luftëtarët që do të synojnë fitoren historike

“U pajtuan se për paqe të qëndrueshme dhe siguri në Ballkanin Perëndimor duhet të ketë simetri të drejtash, dhe jo qasje privilegjuese ndaj një pakice apo komuniteti”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *