Bota

Ukraina dhe Rusia këmbejnë dhjetëra të burgosur lufte

Dhjetëra ukrainas dhe rusë janë kthyer të shtunën në shtëpitë e tyre. Këshilltari i Presidencës ukrainase, Andriy Yermak, tha se 116 ukrainas janë liruar si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve me forcat ruse.

Në mesin e të burgosurve të luftës ka ushtarë nga Mariupoli, rajoni i Khersonit dhe Bahmuti. Zyrtarë rusë të mbrojtjes kanë thënë se 63 ushtarë rusë janë kthyer nga Ukraina, pas ndërmjetësimit që kanë bërë Emiratet e Bashkuara Arabe.

Lexo më shumë  Ukraina pranon fonde të reja nga BE-ja

Njoftimi për këtë këmbim është bërë teksa zyrtarët rajonalë të Ukrainës kanë raportuar se një natë më parë ka pasur bombardime ruse nga rajonin Sumoj dhe afër qytezës Mahanets, në afërsi të centralit bërthamor të Zaporizhjas.

Kievi ka akuzuar Moskën se po shfrytëzon këtë central si bazë për nisur sulme rreth lumit Dnjepër në Ukrainë.

Lexo më shumë  Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Rikujtojmë se forcat ushtarake ruse kanë marrë kontrollin e këtij centrali disa muaj pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *