Lajme

Deputeti i PS-së voton dy herë, edhe për kolegen, në sy të të gjithëve

Me kaos, tensione dhe debate të ashpra është shoqëruar seanca e sotme plenare në Kuvend, ku opozita kishte kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama. Por, ky i fundit nuk u shfaq në seancë dhe ia kishte deleguar ministres Elisa Spiropali dhe kjo gjë nuk është pranuar nga opozita.

Pas bllokimit të foltores nga opozita, mazhoranca ka kaluar direkt në votim të pikave të rendit të ditës. Por, një prej deputetëve socialist ka votuar edhe për kolegen e tij.

Lexo më shumë  Lansohet platforma online për komunitetet, Kurti: Politika të funksionojnë sa më mirë për ta

Siç shihet në këto pamje, deputeti i Partisë Socialiste, Baftjar Zeqaj në momentin kur është hapur votimi, ai ka votuar elektronikisht edhe për emrin e tij, edhe për atë të koleges, Tatiana Piro.

Kjo ka ndodhur në sallën e Kuvendit, e cila dihet se monitorohet vazhdimisht nga kamerat e mediave.

Në momentin e votimin Piro nuk ka qenë në sallë, ndërsa është kthyer disa minuta më vonë.

Lexo më shumë  Media italiane: Kampet e refugjatëve në Shqipëri do të menaxhohen nga kompania nën hetim për lidhje me mafian

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *