Lajme

Aktakuzë ndaj Stefan Raduloviqit për pjesëmarrje në sulmin terrorist në Banjskë

Prokuroria Sepciale ka ngritur aktakuzë ndaj Stefan Raduloviqit për pjesëmarrje në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. 

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë ndaj të pandehurit S.R., për veprat penale ‘Kryerja e veprës terroriste’ dhe ‘Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’”, thuhet në njoftim.

Sipas aktakuzës, më 24 shtator të vitit 2023, në fshatin Banjskë i pandehuri S.R., së bashku me të pandehurit e tjerë të përfshirë në aktakuzën e ngritur më 11 shtator 2024, ka marrë pjesë në sulmin ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës, si pjesë e një grupi terrorist të strukturuar dhe të armatosur rëndë.

Lexo më shumë  Kurti: Arritje e jashtëzakonshme, bashkimi politik shqiptarë po shndërrohet në përfaqësim më të fuqishëm parlamentar

Raduloviqi u pat arrestuar në prill të këtij viti dhe gjendet në paraburgim.

Përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë e pati marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili gjendet i lirë në Serbi. 

Ndërkohë në prill të këtij viti Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me burgim të përjetshëm Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq, e Dushan Maksimoviqin me 30 vjet burgim. 

Lexo më shumë  Ngecin investimet publike/ Vetëm 36% e planit në 9 muaj, 1.2 mld euro duhet të shpenzohen në 3 muaj

Tre të dënuarit janë në mesin e 42 personave të akuzuar për sulmin, përfshirë Radoiçiqin që pasi ishte marrë në pyetje në Beograd më 2023 e kishin lënë të lirë.

Rruga Press

YouTube player