Lajme

Noka: Rama korruptoi një drejtor të FBI-së, e paska problem një AliBashë!

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të hetohet për skandalin e McGonigal, pasi sipas tij, ai korruptoi një zyrtar të lartë të FBI-së.

Noka u shpreh se Rama përderisa korruptoi një drejtor të FBI-së, nuk e ka problem për të korruptuar një AliBashë.

Noka tha se opozita nuk është çështje numrash, por parimesh e normash dhe sipas tij, demokratët votuan Berishën sepse ai është lider dhe ka aftësinë të bëjnë bashkimin.

Lexo më shumë  Hiqet masa e arrestit në shtëpi për kreun e opozitës Sali Bershia

Ai shtoi se çdo tentativë për të manipuluar votën në zgjedhjet e 14 majit, do të marrë përgjigjen e duhur nga opozita.

Noka: Këtu është hetuar një ministre për një arkë peshk. Ai korruptoi një drejtor të FBI dhe paska problem për të korruptuar një AliBashë. Opozita e ka thënë i ndjeri miku im Olldashi, opozita nuk është çështje numrash, por fryme, vullneti, parime e normash. Shërbëtorët e Ramës tregojnë veten dhe nesër nuk kanë fytyrë ti dalin demokratëve përpara.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

Pyetje: Do ta pranonit rezultatin e zgjedhjeve?

Noka: Çdo rezultat i zgjedhjeve të lira është i pranuar, çdo tentativë për të manipuluar votën do të marrë përgjigje. Takimet në terren janë të përditshme, por agjenda jonë nuk është vetëm ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *