Lufta në Ukrainë/ Zyrtari i BE: Rusia po ekzekuton dezertorët, kush nuk i bindet urdhrave e pëson
Sekretari i Përgjithshëm i Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm të BE-së, Stefano Sannino, në një deklaratë për shtyp tha se Rusia është duke ndërmarrë “masa” ndaj dezertorëve nga trupat Wanger.
Rasti më i fundit është ai i një ish-komandanti të grupit Wagner, i cili u arratis në Norvegji, ku ka rrëfyer se shokët e tij të cilët po përpiqeshin të largoheshin nga vijat e frontit më Ukrainë, janë qëlluar.
Po ashtu dhe ish-komandanti i forcave Wanger, Andrei Medvedev për në Norvegji, ku dhe ka kërkuar azil, ka deklaruar se ka frikë për jetën dhe se ka qenë dëshmitar i vrasjes dhe keqtrajtimit të të burgosurve rusë të marrë për të luftuar në Ukrainë.
Po ashtu, Sannino kritikoi deklaratat kërcënuese të Kremlinit ndaj NATO-s dhe SHBA-së për furnizimin e Ukrainës me tanke.
Zyrtari i politikës së jashtme të BE-së tha se tanket gjermane dhe amerikane kanë për qëllim të ndihmojnë ukrainasit të mbrohen, në vend që të sulmojnë Moskën.
Rruga Press