Ndryshim i rrjedhës së luftës/ Pas Gjermanisë, Bideni pritet të shpallë dërgimin e 31 “bishave amerikane” Abrams në Ukrainë
ShBA-ja do të njoftojë se do të dërgojë tanke luftarake M1 Abrams në Ukrainë, shprehet media prestigjoze amerikane Bloomberg, si pjesë e përpjekjeve të suksesshme për të bindur Gjermaninë që të sigurojë dërgimin e tankeve të saj Leopard 2.
Njoftimi për dërgimin e 14 tankeve Leopard 2 nga Gjermania tashmë ka ardhur, ndërsa mbrëmjen e të mërkurës pritet që presidenti Biden të dalë në konferencë ku do të shpallë edhe mbështetjen amerikane duke dërguar tanket Abrams.
Sipas supozimeve paraprake, Shtetet e Bashkuara do t’i dërgojnë Ukrainës 31 tanke Abrams, me vlerë 400 milionë dollarë, raporton Bloomberg.
Këto lëvizje të cilat do ta ndryshojnë rrjedhën e luftës në Ukrainë vijnë në një kohë kur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u shpreh se aleatët duhet t’u mundësojnë ukrainasve furnizim të shpejtë përpara një ofensive të rëndë ruse, e cila pritet të vijë shumë shpejt.
Rruga Press