Bota

Alarm për sulm ajror në Ukrainë, një avion luftarak niset nga Bjellorusia

Në Ukrainë kanë rënë “këmbanat” për një sulm ajror, duke rritur frikën tek të gjithë.

Sipas BBC, një grup monitories që mbulon ngjarjen në Bjellorusi ka raportuar se nga territori i Bjellorusisë është ngritur një avion luftarak, e cila kufizohet me pjesën veriore të Ukrainës.

Rikujtojmë se ushtria ukrainase ka filluar përgatitjet për një sulm të ri të mundshëm nga trupat tokësore ruse nga Bjellorusia në drejtim të kryeqytetit Kiev, prej dy javësh tashmë.

Lexo më shumë  Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas “sulmit me dronë ukrainas”

Në fillim të luftës ruse në shkurt të vitit të kaluar, forcat ukrainase zmbrapsën një avancim të trupave ruse nga Bjellorusia në Kiev.

Një kolonë shumë e gjatë tankesh dhe automjetesh ruse është shkatërruar në pyjet e dendur në veri të Kievit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *