Lajme

Meta: Raport i pasinqertë i Ramës me SHBA-në, jo raport vlerash, por aferash

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me lajmin e arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, për shkak të bashkëpunimit dhe parave të marra nga një oligark rus. McGonigal akuzohet se ka fshehur gjithashtu një takim me kryeministrin Rama në vitin 2017.

Gjatë një konference për mediat këtë të martë, Meta komentoi lajmet për përfshirjen dhe rolin e kryeministrit Rama në takimin me McGonigal.

Lexo më shumë  Çfarë mund të përfshijë pakoja ushtarake 61 miliardë dollarëshe për Ukrainën?

Në fjalën e tij, kreu i PL theksoi se raporti më i pasinqertë është ai mes kryeministrit Rama dhe SHBA-ve, i cili është ndërtuar përmes skandaleve.

Meta ftoi qytetarët të kenë durim pasi skandale të tjera do të dalin në dritë sipas tij.

“Raporti më i pasinqertë në botë është ai midis Edi Ramës dhe Amerikës. Nga Bilali te Charli, skandal pas skandali. Që tregon që nuk ka qenë raport vlerash por aferash. Një raport korrupsioni me qëllimin helmimin e miqësisë shqiptaro amerikane.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani: Gjermania është aleate strategjike në rrugën euroatlantike të Kosovës

Dihet që të gjithë shqiptarët ndajnë vlerat dhe konsideratat më të mirat me SHBA që nga viti 1990 deri tani. Jam i bindur që skandale të tjera do të dalin. Ju kam thënë prej kohësh për ekzistencën e një mafie ndërkombëtare. Të keni durim, do të ketë edhe të tjerë”, tha Meta.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *