Ministri gjerman i Mbrojtjes: Jemi të gatshëm të lëvizim shpejt nëse aleatët arrijnë konsensus për dërgimin e tankeve në Ukrainë
Gjermania është “gati të lëvizë shpejt” nëse aleatët arrijnë një konsensus për dërgimin e tankeve në Ukrainë, tha të premten ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.
“Për sa i përket dorëzimit të tankeve Leopard, nuk ka asnjë mendim unanim”, tha Pistorious në bazën ajrore Ramstein në Gjermani, raporton CNN.
Ai hodhi poshtë pretendimet e Gjermania ka “qëndruar në rrugën” e një “koalicioni të bashkuar” të vendeve në favor të dërgimit të tankeve në Ukrainë.
“Ka arsye të mira për dorëzimin e tankeve dhe ka arsye të mira kundër dërgimit të tyre. Dhe duke pasur parasysh situatën e përgjithshme të një lufte që po vazhdon për gati një vit tani, të gjitha pro dhe kundër duhet të peshohen me shumë kujdes, dhe ky vlerësim ndahet në mënyrë eksplicite nga shumë aleatë”, shtoi ai.
Pistorius tha se kishte udhëzuar zyrtarët që të kryenin një auditim të rezervave gjermane të tankeve Leopard 2, në mënyrë që vendi të mund të “lëvizë shpejt” në rast të një “vendimi pozitiv”.
Ministri i Mbrojtjes shtoi se në takimet e së premtes nuk është diskutuar çështja e autorizimeve të eksportit.
Rruga Press