Johnson: Përdorni paratë e sekuestruara ruse për të rindërtuar Ukrainën
Boris Johnson ka thënë se do të mbështeste ligjet e reja për sekuestrimin dhe shitjen e aseteve ruse për të financuar rindërtimin e Ukrainës.
Duke folur në Davos, ish-kryeministri britanik tha se mbështet idenë që Moska duhet t’i paguajë reparacionet Kievit.
Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja kanë filluar tashmë procesin e sekuestrimit dhe shitjes së aseteve ruse, raporton skynews.
Former British Prime Minister Boris Johnson was made an 'Honorary Citizen of Kyiv' by the city's mayor, Vitaliy Klitschko, on the sidelines of the #WEF in #Davos pic.twitter.com/oNsjD5xGXM
— Reuters (@Reuters) January 19, 2023
Johnson, një figurë e njohur në Ukrainë për mbështetjen e ukrainasve në luftën e tyre kundër Rusisë, u bë gjithashtu qytetar nderi i Kievit nga kryetari i qytetit dhe ish-kampioni i boksit në peshat e rënda, Vitaliy Kltischko.
Theksojmë se Johnson u shkarkuar pas disa skandaleve në “10 Downing Street”, e cila gjë bëri që të humb besimin e deputetëve të partisë Konservatore.
Ndryshe, Britania e Madhe është një ndër shtetet kryesore që mbështet ukrainasit që prej 24 shkurtit kur filloi pushtimi rus.
Rruga Press