Lajme

3 mld për “start-upet” te njerëzit e qeverisë/ Bilali ‘ia hedh topin’ “Zeusit Rama”

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali ka hequr përgjegjësitë për akuzat se është abuzuar me fondet për start-upet, duke shkuar te persona pranë mazhorancës, pa meritokraci.

Në një konferencë për mediat këtë të Enjte, Bilali tha se përmes ligjit të qeverisë, është parashikuar që bizneset e reja, për katër vite duke nisur nga 2022, parashikohet të përfitojnë mbështetje monetare në vlerën 10 mln euro.

Vetëm për vitin e kaluar, bëri me dije ministrja, u alokuan fonde me vlerë 300 mln lekë. Kjo, shpjegoi, ishte “thirrja e parë”.

Gjatë konferencës, Bilali u pyet lidhur me akuzat se fondet e thirrjes së parë shkuan për njerëzit pranë pushtetit.

– Është përfolur për start-upet se janë dhënë në konflikt të pastër interesi. A keni një koment ju për këtë?

Në përgjigje, Bilali argumentoi se komisioni që vlerëson fituesit është ngritur me vendim qeverive – që drejtohet nga kryeministri Edi Rama – dhe shtoi se ka institucione të tjera që vlerësojnë nëse jemi apo jo në kushtet e konfliktit të interesit.

Lexo më shumë  Turizmi nuk po nxit prodhimin vendas në Shqipëri, por importet

“Në fakt, përfoljen ne nuk mund ta ndalojmë. Ajo që mundet ne me ba është ajo çfarë kemi bërë. Fillimisht ambicia ishte zero kontakt fizik dhe për këtë jam krenare për faktin që kemi një mini statistikë – kemi rreth 40 aplikime që janë përjashtuar vetëm sepse sistemi ishte dixhital, sepse kanë ardhur jashtë afatit. Kjo është vetëm një nga format për të treguar sesi është parandalu mundësia e influencës.

E dyta është komisioni, është ngritur me vendim të Këshillit të Ministrave dhe përfaqëson aty individë vijnë nga institucione që janë drejtpërdrejtë të përfshirë në sistem. 

Për sa i përket konfliktit të pastër apo jo të pastër të interesit ka institucione të cilat e parashikojnë këtë”, tha Bilali, e cila më herët, është vënë në qendër të vëmendjes për deklaratën e saj se Rama është në rrugën e duhur për tu bërë Zeus.

Lexo më shumë  Nisin zgjedhjet presidenciale në Maqedoni të Veriut

Ligji i qeverisë për start-upet u trumbetua nga mazhoranca si një nismë që do ti vinte në ndihmë start-up-eve, megjithatë duket se po rezulton një tjetër mekanizëm sofist që përçon paratë nga xhepat e taksapaguesve te njerëzit pranë pushtetit.

Një prej rasteve më të përfolura ishte ai i djalit të kreut të Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli, Flladi Agolli, i cili përfitoi përmes kompanisë së tij “HMS sh.p.k”, 4.580.000 lekë të reja.

Përkufizimi i “Start-upeve” sipas ligjit “për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve”. Burimi: Fletorja Zyrte

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *