Bastisja e vilës së deputetit të PS-së, SPAK kërkon shoqërimin e detyrueshëm për nipin e Rrahman Rrajës
Zbardhen të tjera detaje lidhur me bastisjen e kryer këtë të enjte nga BKH dhe RENEA në vilën në Nikël të deputetit të PS, Rrahman Rraja.
Mësohet se GJKKO ka miratuar kërkesën e SPAK për kontrolle në këtë vilë, me synim gjetjen e Ramazan Rrajës.
Mësohet se Gjykata e Posaçme ka lëshuar një urdhër për shoqërim të detyrueshëm të Ramazan Rrajës.
Burimet thonë se kontrollet këtë të enjte vijnë në vijim te hetimit per atentatin e 1 nentorit 2019, ku mbeti i plagosur prokurori i Durresit, Arjan Ndoj, miku i tij Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut” dhe humbi jeten shoferi i Ndojit, Andi Maloku.
Rruga Press