Lajme

Mafia e Tiranës, si janë ngjitur në krye bosët shqiptarë falë lidhjeve me klanet italiane me investime në SHBA dhe Europë

Prostitucioni, pastrimi i parave, vjedhjet dhe trafiku i drogës, për mafien shqiptare, vështirësitë për shkak të hetimeve antimafia të viteve ’90, janë vetëm një kujtim i largët.

Falë një strukture të ngjashme me organizatën kalabreze “Ndrangheta”, e përbërë nga pak të penduar dhe degëzime të shumta në po aq territore, mafia shqiptare ka arritur të diversifikojë investimet e saj në Shtetet e Bashkuara, në Evropë dhe në Itali.

Sipas gazetës “La Verita“, falë konsolidimit të marrëdhënieve me organizatat kryesore kriminale, ajo ka arritur të ngjitet në majë, në një mënyrë që Vincenzo Musacchio, kriminolog, jurist dhe bashkëpunëtor i RIACS (Instituti Rutgers për Studimet Anti-Korrupsion), e përkufizoi si “të pandalshëm”.

Kjo e detyroi prokurorin kombëtar antimafia, Giovanni Melillo, të shkonte në Tiranë për të krijuar marrëdhënie ndërkombëtare të dobishme për luftën ndaj krimit të organizuar së bashku me Prokurorinë Speciale shqiptare.

“Mafia e Tiranës ka lëvizur sasi të mëdha kokaine dhe heroine përmes bashkëpunimit të bashkatdhetarëve të pranishëm në vendlindje, në Amerikë dhe në vende të tjera të Europës, veçanërisht në Holandë, – shpjegoi DIA (Drejtoria e Hetimit Antimafia). – Ajo ka arritur të kualifikohet si veçanërisht e besueshme edhe falë çmimeve konkurruese në trafikun e drogës të cilat kanë favorizuar marrëdhëniet me organizatat kriminale italiane”.

Kjo ka mjaftuar për të bashkëpunuar me “Ndrangheta”-n dhe klanin tjetër kalabrez të Bellocco di Rosarno, në tregun e drogës, me fuqi në provincën e Milanos.

Në Lombardi, në Vareze, në shtëpinë e dy trafikantëve shqiptarë të drogës, u sekuestruan 100 mijë euro të ardhura kriminale, ndërsa në Liguria, sqaroi drejtori i DIA-s, Maurizio Vallone, “mafia shqiptare ka kontraktuar trafikun e drogës së ‘Ndrangheta’-s”.

Në Modena dhe Rexhio Emilia, mafia shqiptare arriti të importonte lumenj droge nga Holanda nëpërmjet korrierëve që e fshehën drogën në makinat e tyre, ndërsa në Venecia, arritën të menaxhonin trafikun e drogës në qendrën historike të qytetit.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Këto janë elemente që, të marra së bashku, demonstrojnë përhapjen e mafies shqiptare, e cila, duke filluar nga Pulia në vitet 1990, arriti të zgjerohej me sukses në pjesën tjetër të Italisë

Interesat e përbashkëta dhe alarmi “i padëgjuar” i Gratterit

“Mafia Gargano-Foggia dhe interesat e përbashkëta me mafien shqiptare, i bashkohen realiteteve kriminale të lidhura me ‘Camorra’-n (Napoli), ‘Ndrangheta’-n (Kalabria) dhe ‘Cosa Nostra’-n (Siçili); në këtë mënyrë, Molise, më shumë se rajonet e tjera, – shpjegoi DIA, – do të përfaqësonte pikën e takimit midis interesave të ndryshme ekonomike tërheqëse për konsorciumet kriminale”.

Rrjedhimisht, vijon Drejtoria e Hetimit të Antimafias italiane, “ka pasur infiltrime të shumta në të gjithë sektorët më të ekspozuar ndaj rrezikut të pastrimit të parave me origjinë të paligjshme, si rishitja e makinave të përdorura, administrimi i klubeve të natës dhe vendeve argëtuese apo ato që lidhen me sektorin e ndërtimit, blerjen e aktiviteteve tregtare, prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, gazit dhe ujit, menaxhimin e mbetjeve si dhe sektorë të lidhur me ekonominë e gjelbër”.

Një laborator kriminal veçanërisht i zellshëm, i cili, përveç pastrimit të parave dhe trafikut të drogës, është bërë edhe protagonist i padiskutueshëm i krimeve të lidhura me prostitucionin dhe vjedhjet falë sulmeve të shumta ndaj transportuesve të blinduar dhe qendrave tregtare.

“Për të paktën tre vjet kam thënë se në Evropë ka një mafie që po shfaqet, ajo shqiptare, – përsëriti Nicola Gratteri. – Shqipëria është një vend i prirur për ryshfet ndaj zyrtarëve publikë. Nëse më pas këta dalin jashtë Shqipërisë dhe janë të fuqizuar ekonomikisht, mund të forcohen edhe si mafie ndërkombëtare”.

Nga vera, kinemaja, te pastrimi i parave dhe zhvatja

“Në mëngjes do të humbas”, ky është titulli i filmit të vlerësuar edhe nga “Los Angeles Film Festival”, si filmi më i mirë italian i vitit 2021.

Filmi krenohet me produksionin e “Henea Production”, të Daniele Muscariellos, i cili, sipas magjistratëve antimafia, dyshohet se janë përfshirë në marrëdhënie me disa trafikantë shqiptarë të drogës, si Elvis Demçe dhe Ermal Arapaj.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

I lidhur sentimentalisht me Fabiola Cimminellan, ish-pjesëmarrëse e “Reality show” në Canale 5 “Temptation Island”, Muscariello, marsin e kaluar, përfundoi në “arrest shtëpiak” për pastrim parash me familjet D’Amico-Mazzarella Camorra, të udhëhequra nga bosi Salvatore D’Amico.

Sipas aktakuzës, falë Daniele Muscariellos, paratë e përfituara nga aktivitetet kriminale të klanit napolitan u “pastruan”, falë aktiviteteve të lidhura me kompaninë e prodhimit të filmit Muscariello, ashtu edhe falë një kompanie vere në Monte Porzio Catone, “Femar Vini”, falë edhe kontributit të një personazhi të rëndësishëm italian, ende i paidentifikuar.

“Ne kemi marrëdhënie të rëndësishme, ata më kanë arrestuar katër herë, por më pas jam kthyer në shtëpi”, – tha Muscariello gjatë një bisede telefonike të përgjuar nga hetuesit.

Sipas prokurorëve, bashkë me shqiptarët, Muscariello po planifikonte edhe një rrëmbim për qëllime zhvatjeje.

Projekti – raporton gazeta “La Verità” – do të kishte dalë nga një koleksion mjedisor që u zhvillua në shtëpinë e Elvis Demçes, bosi i narkotrafikut të drogës në Romë, në atë kohë në “arrest shtëpie”.

Gjatë bisedës së përgjuar, Demçe, duke folur për “biznes” me Muscariello-n dhe “showgirl”-in Fabiola Cimminella, përsëriti: “Harroni investimet, po marrim një magazinë për t’i mbyllur. – vazhdon ai. – Po vijnë për të bërë një kontratë pune, – vijoi Demçe, duke iu referuar një sipërmarrësi që punon në sektorin e skelave të ndërtimit. – Ne, për t’i trembur e jo për t’i vrarë, njërin e godasim në këmbë, tjetrin e eliminojmë”.

Sipas hetuesve, Muscariello do të përfaqësonte “një pikë të qëndrueshme për aktivitetet e pastrimit të parave” të kryera nga mafia shqiptare; një referencë e cila me kalimin e kohës padyshim do të ishte kthyer në një mjet në gjendje për të konsoliduar më tej veprimtarinë e mafies shqiptare në Itali.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *