Lajme

Serwer analizon takimin Chollet-Vuçiq: U përdor një shprehje diplomatike që tregon mospajtim

Profesori amerikan, Daniel Serwer i cili ndjek dhe komenton zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në veçanti ato që ndërlidhen me dialogun Kosovë-Serbi ka komentuar takimin e djeshëm në mes të zyrtarit të lartë të DASH-it, Derek Chollet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Serwer thotë se shprehja që ka përdorur Chollet në anglisht “good conversation” apo në shqip “bisedë e mirë”, është shprehje diplomatike për të shprehur mospajtimin.

Lexo më shumë  Jahte, vila dhe toka/ SPAK i sekuestron 40 milionë € pasuri grupit të AKSHI-t

Sipas profesorit amerikan takimi në mes të Chollet dhe Vuçiqit s’ka qenë i ngrohtë meqë zyrtari i lartë i DASH tregon se në takim ka shprehur dëshirën e tij për raportin ShBA-Serbi.

Serwer thotë se mbase Derek Chollet ka filluar ta kuptojë që Aleksander Vuçiq nuk ndanë përkushtimin ndaj parimeve demokratike.

“Një “bisedë e mirë” është shprehje diplomatike për mospajtim”, shkroi Serwer.

Lexo më shumë  Haxholli: Ish presidentja Osmani krijoi kaos me 20 ambasadorë me mandate të tejkaluara, një devijim serioz në diplomaci

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *