Bota

Somalia demanton Vuçiqin, shteti afrikan do thellim marrëdhëniesh me Kosovë

Gaboni, Somalia, Saint Lucia, Burkina Faso, Maldivet, Antigua, Barbuda, Libia dhe Eswatini. Këto janë shtetet që sipas presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë çnjohur Kosovën. Këto pretendime, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ia bëri të ditura popullit të tij, në adresimin vjetor, në fund të vitit të kaluar.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës,  pati  reaguar pas deklaratave të presidentit serb.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, njofton që nuk ka asnjë  njoftim në MPJD dhe as në misionet e Republikës së Kosovës, rreth pretendimeve të djeshme të presidentit serb se disa shtete paskan tërhequr njohjen”.

MPJD deklaroi se një pretendim i tillë nuk është vërtetuar as pas bisedave personale me përfaqësues në nivele të ndryshme të këtyre shteteve, por as pas konsultimit me partnerët e rëndësishëm të vendit tonë.

Lexo më shumë  Finlanda do të vendosë bazën e NATO-s pranë kufirit me Rusinë

E fakti se pretendime të tilla të Serbisë janë më shumë për të shtuar konfuzionin tek qytetarët serbë, duket se u vërtetuan sot në Ankara të Turqisë.

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi, takoi  sot ambasadorin e Somalisë në  Ankara. Somalia është një nga shtetet që Serbia deklaron se ka çnjohur pavarësinë e Kosovës.

 Siç ka njoftuar ambasadori somalez në Turqi,  Jama A. Mohamed, me ambasadorin Vrenezi kanë pasur një takim produktiv e ku kanë diskutuar për forcimin e raporteve bilaterale.

“I nderuar që prita ambasadorin Agron Vrenezi, ambasador i Kosovës në Turqi”, shkroi diplomati somalez.

Lexo më shumë  Forcat ruse kryen sulm me dron në Ukrainë pranë kufirit me Rumaninë, një fluturake dyshohet se shkeli hapësirën ajrore rumune – NATO ngriti katër aeroplanë në ajër

“Ne patëm një diskutim produktiv për forcimin e raporteve tona bilaterale, shkëmbyem informacione dhe pikëpamje rreth çështjeve aktuale në rajon”, ka shkruar Mohamed.

Nga ana tjetër, MPJD e Kosovës në llogarinë e saj në tëitter, duke njoftuar për këtë takim, shkruan se dy ambasadorët diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit më të thellë ndërmjet dy vendeve. “Ata shkëmbyen pikëpamjet për zhvillimet rajonale e ndërkombëtare”, shkruan në njoftimin e MPJD-së.

Përplasjete  Kosovës dhe Serbisë për çështjet e njohjeve apo tërhejqes së njohjeve edhe më tej vazhdojnë.

Sidoqoftë, diplomacia serbe duke përdorur edhe propagandën, ka qenë mjaft aktive edhe publikisht në synimin e saj për të dëmtuar pozitën politike të Kosovës në arenën ndërkombëtare, sidomos gjatë vitit 2022.  

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *