Lajme

Tragjedia e Gërdecit, SPAK thërret sërish Fatmir Mediun

SPAK ka thirrur sërish Fatmir Mediun në lidhje me hetimet për dosjen e Gërdecit. ABC mëson se Mediu do të paraqitet  në ambientet  e Prokurisë së Posaçme në orën 13:30.

Më tetor 2021, SPAK kërkoi të rimarrë sërish të pandehur ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu në lidhje me tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.

Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, Prokuroria regjistroi procedimin penal ndaj tij për “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak, kuadër komandues. Mediu ishte një nga të akuzuarit për shpërdorim detyre për ngjarjen e vitit 2008 ku Shqipëria përjetoi një tragjedi nga shpërthimi i një depoje të armëve ushtarake në Gërdec, në afërsi të Tiranës.

Lexo më shumë  Dënohet me dy vjet burgim dhe 15 mijë euro gjobë Sllobodan Radenkoviq, për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës

Çështja ndaj tij u pezullua nga Gjykata e Lartë ne vitin 2009, pasi ligji i kohës e ndalonte gjykimin e një personi me imunitet, por u rihap më pas nga SPAK.

Prokuroria e Posaçme pritet të hetojë përgjegjësinë e ish-ministrit në ngjarjen tragjike të marsit 2008, ngjarje për të cilën Mediu është akuzuar dy herë për shpërdorim detyre sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak, por nuk u gjykua asnjëherë pasi u mbrojt nga imuniteti parlamentar.

Lexo më shumë  Haxhiu takohet të enjten me partitë për datën e zgjedhjeve

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *