Bota

Biden u dha medalje atyre që mbrojtën Kapitolin dy vjet më parë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, dje, në përvjetorin e dytë të sulmit në Kapitol, u dhuroi medalje atyre që luftuan, siç tha ai, për të mbrojtur demokracinë kundër sulmuesve të motivuar nga gënjeshtra për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

14 persona morën “Medaljen e Qytetarit Presidencial” nga Biden, disa prej të cilëve u shpërblyen pas vdekjes dhe më pas presidenti iu drejtua të pranishmëve në ceremoninë në Shtëpinë e Bardhë.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

“E gjithë kjo u ushqye nga gënjeshtrat për zgjedhjet e 2020-ës, por dy vjet më parë sot, demokracia jonë u ruajt sepse populli nuk u tërhoq”, tha Biden.

Në mesin e të nderuarve janë një nënë e bijë që u kërcënuan për kryerjen e detyrës së tyre si komisionere zgjedhore në kontenë Fulton, Georgia. U nderuan gjithashtu anëtarë të tjerë të policisë së Kapitolit dhe Uashingtonit dhe përfaqësues në Kongres.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *