Sport

Deschamps “i mbyll derën” Zidane-it

Didier Deschamps dhe Franca nënshkruajnë kontratën e re deri në vitin 2026. Nuk arriti të mbrojte titullin kampion bote por për atë që Franca tregoi në Kupën e Botës, fedarata i jep besim edhe për 4 vite trajnerit aktual.

Me këtë kontratë, Deschamps do të luajë Euro 2024 dhe Kupën e Botës 2026. Në këtë mënyrë, shuhen përfundimisht shpresat e Zinedine Zidane për të marrë drejtimin e “gjelave”, ambicje që nuk e ka fshehur asnjëherë. 

Në përfundim të kontratës, Deschams do të numërojë plot 14 vite në krye të Kombëtares Franceze me të cilëm ka fituar një Kupë Bote në vitin 2018.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *