Bota

Objektin që e shfrytëzonin rusët si depo municioni, ukrainasit e hedhin në erë – publikohen pamjet nga ky sulm me raketa

Zyra e kreut të administratës së rajonit të Luhanskut, Sehiy Gaidai, ka publikuar pamjet e një sulmi mbi ushtrinë ruse në Svatovo.

Pamjet nga ajri shfaqin ushtarët rusë si dhe kamionët plot municion, duke qëndruar pranë një objekti që ata e shfrytëzonin si depo armatimi.

Gjithqka dukej në rregull në fillim, por më pas predha e raketës e godet në mënyrë direkte objektin të cilin e hedh në erë dhe nuk mbetet pothuajse asgjë nga ai objekt.

Lexo më shumë  Finlanda “po përgatitet për më të keqen” ndërkohë që Rusia zgjeron praninë ushtarake pranë kufirit

Shpërthimi ishte aq i fuqishëm që pas largimit të tymit të zi, zor se vërehej se disa sekonda më herët kishte aty objekt.

E në këtë sulm kanë humbur jetën edhe dhjetëra ushtarëve rusë, që në ato momente gjendeshin brenda objektit si dhe në kamionët e parkuar.

Sulme të ngjashme raketore, ukrainasit i kanë shpeshtuar me marrjen e armëve moderne nga vendet e perëndimit, duke i detyruar rusët të tërhiqen nga shumë rajone që i mbanin të pushtuara.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kufiri Rusi-Finlandë: një pikë e nxehtë në të ardhmen pas luftës në Ukrainë?
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqhrenfrdeit