Bota

SHBA, thirrje Putinit: Prano realitetin, tërhiq trupat nga Ukraina!

Shtetet e Bashkuara i bën thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që të pranojë realitetin dhe të tërheqë trupat nga Ukraina, pasi lideri rus më në fund e quajti konfliktin “luftë”.

Që kur Putin ka urdhëruar pushtimin në shkurt, Rusia zyrtarisht i është referuar luftës si “operacion të posaçëm ushtarak” dhe ka miratuar ligje që sanksionojnë përdorimin e fjalës luftë.

Por, gjatë një konference të enjten, Putini përdori fjalën “luftë”, që siç tha, shpreson që të përfundojë sa më shpejt.

“Që nga 24 shkurti, SHBA-ja dhe e gjithë bota e kanë ditur se ‘operacioni i posaçëm ushtarak’ i Putinit ishte luftë e paprovokuar dhe e pajustifikuar ndaj Ukrainës. Më në fund, pas 300 ditësh, Putin e quajti atë siç edhe e ka emrin, luftë”, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit më 23 dhjetor.

Lexo më shumë  Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit

“Si një hap drejt pranimit të realitetit, ne i bëjmë thirrje atij që t’i japë fund kësaj lufte duke tërhequr forcat nga Ukraina”.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se pavarësisht nga terminologjia e përdorur nga Putini, “agresioni i Rusisë kundër fqinjit sovran ka rezultuar në vdekje, shkatërrim dhe zhvendosje”.

“Populli i Ukrainës padyshim që gjen pak ngushëllim në deklaratën e Putinit, që pasqyroi realitetin, sikurse edhe dhjetëra mijëra familje ruse, familjarët e të cilëve janë vrarë duke luftuar për luftën e Putinit”.

Një gjykatë ruse më herët gjatë këtij muaji dënoi politikanin opozitar, Ilya Yashin, me tetë vjet e gjysmë burgim për shkak të “informacioneve të rreme” për luftën. Kjo akuzë u ngrit në bazë të legjislacionit të ri të miratuar nga autoritetet ruse.

Lexo më shumë  Ukraina godet aeroportin ushtarak në Rostov, Rusia humb gjashtë helikopterë

Yashin kishte folur për masakrën në Buça, një qytezë afër Kievit, ku u gjetën trupa të civilëve të vrarë, me duar të lidhura pas shpine. Gjetjet në këtë qytezë u bën pas tërheqjes së forcave ruse.

Një ligjvënës opozitar dhe kundërshtar i pushtimit, Nikita Yuferev, tha të premten se do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj Putinit për “shpërndarje të lajmeve të rreme” lidhur me referencën e tij për “luftën”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *