Lajme

Urgjenca në Tiranë pa mjekë. Prindërit dhe fëmijët me temperaturë presin të shqetësuar te Pediatria

Gjatë natës që kaloi Urgjenca e Pediatrisë në Tiranë është mbushur me dhjetëra pacientë të vegjël.

Shkak janë virozat masive që kanë prekur qytetarët këtë muaj.

Por prindërit janë përballur në këtë spital me pritje të gjatë në korridorin e Urgjencës për shkak të mungesës së mjekëve.

Jashtë kamerave ata thanë për “Ora News” se përtej ankthit të fëmijëve me temperaturë të lartë, i është dashur të përballen dhe me të ftohtin në dyert e spitalit, pasi mjeku roje nuk mund të përballonte fluksin e pacientëve.

Roja i sigurisë nuk ka lejuar operatorin e “Ora News” të filmojë këtë moment që po shihni në video, dhe askush nuk ka ndërhyrë për të shtuar stafin e Urgjencës./Ora news

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *