Bota

Goditet “Ndragheta”, 78 persona të arrestuar, sekuestrohen biznese me vlerë mln euro

Karabinierët italianë janë duke ekzekutuar 78 masa sigurie në rajone të ndryshme në dy operacione të përbashkëta kundër “Ndragheta-s”.

Karabinierët e grupit Gioia Tauri në Reggio Calabria kanë ekzekutuar 65 masa, nga të cilat 47 “arrest me burg”, 16 “arrest shtëpie” dhe 2 “detyrim paraqitjeje.”

Ndërsa karabinierët e Brescias, Ros of Brescia kanë ekzekutuar 13 masa, 12 “arrest me burg” dhe 1 “arrest shtëpie”.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Bandat e goditura janë Belloccos e Rosarno, Spadas e Ostia dhe  Lamari-Larosa-Pesces e Gioia Tauro, shkruan Ansa.

Në Brescia, karabinierët së bashku me Guardia di Finanza sekuestruan biznese dhe pasuri të paluajtshme si dhe aksione të kompanive me vlerë rreth 5 milionë euro.

Të dyshuarit akuzohen për pjesëmarrje në shoqatë mafioze, mbajtje dhe posedim të armëve të zakonshme dhe të luftës, zhvatje, fajde, dëmtim të rëndë me metodën mafioze, si dhe shoqatë me qëllim trafikun e drogës, pastrimin e parave dhe shoqata kriminale që synon krime tatimore dhe mashtrime në dëm të shtetit.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *