Lajme

Konjufca: Veprimet e Serbisë lidhen me planin franko-gjerman për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, u takua të hënën në Shkup me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. Ndër të tjera, ai tha se veprimet e Serbisë në Kosovë janë të papranueshme dhe sipas tij, Serbia po përpiqet ta destabilizojë Kosovën dhe rajonin.

Sipas Konjufcës, rajoni nuk është imun as ndaj influencave ruse.

“Veprimet e Serbisë janë të papranueshme, ato kanë për qëllim destabilizimin dhe ndarjen de-facto të shtetit të Kosovës. Ne, si popull, qëndrojmë shumë të bashkuar që t’i luftojmë këto veprime, të cilat kanë si prapavijë gjeopolitike ndikimin rus dhe fuqishëm do të ecim në shtetin demokratik të Kosovës për sundim të ligjit dhe për demokraci në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Kosova është e përcaktuar për zgjidhjen e problemeve përmes dialogut”, ka theksuar në Shkup, Konjufca.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Sipas kryekuvendarit të Kosovës, veprimet e Serbisë lidhen me planin franko-gjerman për marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë, që sipas tij, në qendër e kanë njohjen de-fakto.

“Ky plan në bërthamën e vet, në qendër të vet, e ka njohjen de-fakto të Kosovës nga ana e Serbisë. Unë edhe këto veprime tash të fundit që po i bën Serbia, i shoh të lidhura me këto procese politike, sepse qëllimi i këtyre veprimeve që i shohim, është që ta pamundësojnë hapjen e këtij kapitulli përfundimtar”, tha Konjufca.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

Xhaferi deklaroi se Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë qëllime strategjike të njëjta.

“Në lidhje me dialogun Prishtinë-Beograd, qëndrimi ynë është i njëjtë si edhe më parë, mbështetje e plotë deri në arritjen e marrëveshjes përfundimtare, të pranueshme për të dyja palët, marrëveshje me të cilën do të garantohet paqja, stabiliteti, siguria dhe përparimi i të dyja vendeve dhe rajonit në tërësi”, tha Xhaferi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *