Bota

Baerbock: Besueshmëria e BE-së vihet në pikëpyetje për shkak të korrupsionit në PE

Besueshmëria e Bashkimit Evropian është vënë në pikëpyetje në rastin e korrupsionit të dyshuar në Parlamentin Evropian, paralajmëroi sot ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

Ajo bëri të ditur se ky, siç e quajti ajo, “incident i pabesueshëm”, duhet të zbardhet tërësisht me zbatimin e plotë të ligjit.

“Kjo ka të bëjë me besueshmërinë e Bashkimit Evropian, kështu që ka pasoja në fusha të ndryshme”, u tha Baerbock gazetarëve pas mbërritjes në takimin ministror të BE-së në Bruksel.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Prokuroria belge ka paditur katër persona me dyshimin se kanë marrë para dhe dhurata për të ndikuar në vendimet e Parlamentit Evropian në favor të një shteti të Gjirit i cili dyshohet të jetë Katari.

Në ndërkohë, Parlamenti Evropian njoftoi se kompetencat dhe detyrat e zëvendëspresidentes së Parlamentit Evropian, Eva Kaili, janë pezulluar.

Prokurorët kontrolluan 16 shtëpi në Bruksel më 9 dhjetor në kuadër të hetimeve dhe sekuestruan 600 mijë euro. Që atëherë, katër persona janë akuzuar, dy janë liruar, njoftuan prokurorët më 11 dhjetor, pa i përmendur ata persona.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *