Lajme

Marku, ariu i fundit në robëri lë Shqipërinë

TIRANE, Shqipëri (AP) – Ariu i murrmë , i fundit në robëri, u shpëtua nga një organizatë ndërkombëtare për mbrojtjen e kafshëve të mërkurën dhe do të dërgohet në një rezervat natyror në Austri.

‘’Katër Putrat’’ filluan udhëtimin me ariun 24-vjeçar, të quajtur Mark, bashkë me një dosje të madhe dokumentesh për ta kaluar atë përtej kufijve.

©AP/Franc Zhurda

“Jam shumë e sigurt nëse i masim rrahjet e tij të zemrës tani, ai do të jetë shumë i stresuar,” u tha gazetarëve dhe njerëzve të tjerë kureshtarë Julia Bohner, kryeveterinerja, duke paralajmëruar se megjithëse Marku është mësuar me praninë e njerëzve, “kjo vëmendje me kamera dhe njerëzit që afrohen, nuk janë të njohura për të.”

Kryeveterinerja Julia Bohner e qetësoi Markun përpara se ta fuste në furgonin që do ta çonte në rezervatin natyror Arbesbach, 150 kilometra në perëndim të Vjenës.

“Ariun e fundit që u mbajt në një kafaz kaq të vogël, ne do ta shpëtojmë sot”, tha Magdalena Scherk-Trettin, koordinatore e Katër Putrave.

Lexo më shumë  Garuesit e FSK-së zënë dy vendet e para në garën ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
©AP/Franc Zhurda

Marku u mbajt në një kafaz prej 120 metrash katrorë për 20 vjet, në një restorant në kryeqytet, në Tiranë. Nuk ka asnjë të dhënë se si ai u kap fillimisht.

Organizata e shpëtimit tha se ariu ishte ushqyer me ushqim të papërshtatshëm, gjë që e kishte bërë atë mbipeshë dhe dhëmbët i ishin thyer.

“Ne gjithashtu shohim se ai nuk po ecën siç duhet, nuk po sillet siç duhet”, tha Scherk-Trettin, duke shtuar megjithatë se ishin shumë të kënaqur që pronarët ua dhanë Markun me dëshirë.

©AP/Franc Zhurda

Në Austri, Marku do të ketë një rrethim natyror prej 2,500 metrash katrorë, me shkurre, pemë, mundësi për letargji dhe kujdesin e duhur ushqimor dhe mjekësor.

Që nga viti 2015, në Shqipëri janë shpëtuar më shumë se 30 arinj, të cilët janë mbajtur pranë restoranteve dhe vendeve të tjera publike. Katër Putrat shpëtuan 11 prej tyre, ndërsa të tjerët u dërguan në rezervate ose kopshte zoologjike në Belgjikë, Gjermani, Itali, Greqi dhe Britani, në bashkëpunim me organizata të tjera.

Lexo më shumë  Kurti kërkon mbështetjen e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE
©AP/Franc Zhurda

Sipas ligjit shqiptar, kapja e kafshëve të egra dhe mbajtja e tyre është e ndaluar, por nëse një ari ose mace e madhe lind në robëri, mund të mbahet.

©AP/Franc Zhurda

Organizatat e kafshëve të egra duan që autoritetet të forcojnë dhe zbatojnë legjislacionin, por gjithashtu të punojnë për të luftuar tregtinë e paligjshme me kafshët e egra.

“Ne jemi në mbështetje që autoritetet shqiptare të krijojnë një vendstrehim për kafshët e egra në vend, në mënyrë që… kafshët e tjera në të ardhmen të mund të qëndrojnë në vend dhe të jetojnë në kushte shumë më të përshtatshme”, tha Scherk-Trettin./Llazar Semini AP

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *