Bota

Presidenti ukrainas zgjidhet “Personi i Vitit” nga revista “Time” për vitin 2022

Revista “Time” zgjodhi sot Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy si “Personin e Vitit” , duke theksuar se ai frymëzoi ukrainasit dhe u vlerësua në mbarë botën për guximin e tij në rezistencën ndaj pushtimit shkatërrues të Rusisë.

Duke refuzuar të largohej nga Kievi kur nisi lufta, teksa bombat ruse binin mbi Ukrainën, zoti Zelenski nxiti bashkatdhetarët e tij të mbrojnë vendin përmes transmetimeve nga kryeqyteti si dhe udhëtoi nëpër vendin e tij të shkatërruar nga lufta, shkruan “Time” në arsyetimin pse iu dha titulli vjetor.

Lexo më shumë  Miliarda euro për mbrojtjen, Gjermania paralajmëron rritje të çmimeve për armatimet

Të martën, presidenti ukrainas vizitoi trupat ukrainase pranë vijës së frontit në lindje të Ukrainës.

“Suksesi i zotit Zelenski si udhëheqës i kohës së luftës mbështetet në faktin se guximi është infektues. Ndjenja e guximit u përhap përmes udhëheqësit politik të Ukrainës në ditët e para të pushtimit dhe të gjithë e kuptuan se presidenti kishte vendosur të kryente detyrën që kishte marrë përsipër”, shkruan revista “Time”.

Shefi Ekzekutiv i kompanisë “Tesla”, Elon Musk u emërua “Personi i Vitit” nga revista “Time” në vitin 2021, vitin kur kompania e tij e makinave elektrike u bë kompania prodhuese e makinave me vlerën më të lartë në botë.

“Time” e filloi këtë traditë në vitin 1927./VOA

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *