Lajme

BE-ja dorëzon në Serbi e Kosovë “propozimin e fundit”

Bashkimi Evropian ka dorëzuar në Kosovë e Serbi versionin e fundit të propozimit më të ri në tavolinën e dialogut, ka konfirmuar përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.

Në Samitin e BE-së me shtetet e Ballkanit Perëndimor në Tiranë të martën, Borrelli ka konfirmuar se emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dorëzuar “versionin e fundit të propozimit që është vendosur në tavolinë”.

Lexo më shumë  Kurti takon arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjakoviq

Lajçaku ka dorëzuar këtë propozim të hënën në Serbi, e në Kosovë një ditë më pas. Vetë Lajçaku ka thënë se propozimi është version i ri i “dokumentit që e ka paraqitur në shtator”.

Propozimi i fundit që është diskutuar në dialogun Kosovë – Serbi është propozimi i njohur si “franko-gjerman”, për të cilin është thënë se është propozim i BE-së, i mbështetur nga dy shtetet. Kryeministri Albin Kurti pati deklaruar se ka pasur dakordim që për këtë propozim palët të arrijnë marrëveshje deri në mars të vitit të ardhshëm.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

Megjithatë, Borrelli e Lajçaku kanë refuzuar të japin afate.

“Plani franko-gjerman” nuk parasheh njohje direkte, por i hap rrugë njohjes ndërkombëtare të Kosovës e Serbisë ia përshpejton rrugën drejt BE-së, sipas presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *