Opinion/Aktualitet

Shqipëria nuk i ngjan Europës as në protesta

Shkruan Shaban Murati

Në asnjë samit të BE, të NAT0-s, të G-7, etj. ku në rrugë ka pasur protesta të ashpra, nuk kanë protestuar kurrë partitë parlamentare opozitare të vendeve mikpritëse të samiteve. Kanë protestuar vetëm forca dhe grupe revolucionare antiperëndimore, antiatlantike, anarkiste, maoiste, trockiste, ekologjiste, izolacioniste, okulte, etj.

Lexo më shumë  Kajsiu: Pensionet nxjerrin bllof modelin e qeverisjes Rama

Protestat në ditët e samiteve të BE, të NATO-s, të G-7, etj. kanë qenë protesta ndërkombëtare me pjesëmarrjen e grupeve, shoqatave dhe individëve të ardhur nga shtete të ndryshme të Europës dhe të botës, dhe kurrë nuk kanë qenë kombëtare vetëm të vendit mikpritës të samiteve.

Protestat në Europë, ditën e samiteve kanë qenë kundër samiteve dhe nuk ka ndodhur kurrë në Europë dhe në botë, në asnjë shtet ku janë zhvilluar samitet, që të protestohet duke kërkuar përkrahje nga samitet për interesa të brendshme politike dhe personale.

Lexo më shumë  𝐊𝐮𝐫 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚 𝐟𝐥𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐠𝐣𝐮𝐡𝐞̈𝐧 𝐞 𝐚𝐫𝐦𝐢𝐤𝐮𝐭: 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐚𝐥𝐞𝐚𝐧𝐜𝐞̈ 𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐧

Shqipëria as në protesta nuk di t’i ngjajë Europës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *