Lajme

Kryeministri Kurti thotë se sërish do të ketë rritje të buxhetit për ushtrinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka premtuar se do të rritet përsëri buxheti për FSK-në.

Kështu tha Kurti teksa ka prezantuar buxhetin për vitin e ardhshëm në Komunën e Gjakovës.

Kryeministri gjithashtu ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk do ta kufizojnë më numrin e kandidatëve, e të drejtë për të aplikuar do të kenë të gjithë të rinjtë deri në 25 vjeç.

Lexo më shumë  Kurti takon arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjakoviq

“Më shumë për mbrojtjen e sigurinë sepse më shumë për ushtrinë dhe policinë, sesa sivjet. 123 milionë euro parashihet buxheti i përgjithshëm për Ministrinë e Mbrojtjes për vitin tjetër. Këtë vit buxheti për mbrojtje për herë të parë ishte mbi 100 milionë euro dhe ishte rreth 52 % se sa vitin e kaluar. Në vitin që do të vijë do të jetë edhe 20 % më i lartë se sa sivjet…..në 19 muajt e fundit ushtrisë tonë u janë shtuar 1237 ushtarë të rinj. Me ndryshimet ligjore që kemi bërë muajt e fundit, FSK ja nuk do të ketë më kufizim në numër, e të drejt aplikimi do të kenë të gjithë të rinjtë deri në 25 vjeç”, tha ai, duke inkurajuar të rinjtë e Gjakovës që të aplikojnë në FSK.

Lexo më shumë  “Paralizohet” Tirana/ Tension dhe përplasje, çfarë ndodhi gjatë protestës së opozitës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *