Scholz: Rusia po përdor urinë si armë, ashtu si Bashkimi Sovjetik 90 vite më parë
“Bashkimi Sovjetik përdori urinë si armë kundër ukrainasve 90 vite më parë, dhe sot Rusia po përdor përsëri të njëjtën armë, gjë që nuk mund ta lejojmë,” tha Olaf Solz në një video-mesazh, me rastin e 90-vjetorit të Holodomorit.
Scholtzi vuri në dukje se “Uria e Madhe” (Holodomor) e shkaktuar qëllimisht nga Stalini vrau më shumë se 3.3 milionë gra, burra dhe fëmijë në Ukrainë.
“Sot jemi të bashkuar në atë se uria nuk duhet të përdoret më kurrë si armë. Kjo është arsyeja pse ne nuk mund të tolerojmë atë që po dëshmojmë: krizën më të keqe globale të ushqimit në vitet e fundit me pasoja të tmerrshme për miliona njerëz – nga Afganistani në Madagaskar, nga Sahel në Bririn e Afrikës “, theksoi kreu i qeverisë gjermane.
Scholzi vuri në dukje se bota e di se Rusia, duke synuar infrastrukturën bujqësore në Ukrainë dhe duke bllokuar portet e Detit të Zi për muaj të tërë, përkeqësoi situatën.
Rruga Press