Bota

Zelensky kujton “Holodomorin” e Stalinit ndaj Ukrainës: Dikur donin të na linin të vdisnim nga uria, sot nga i ftohti

“Ukrainasit kanë kaluar gjëra të tmerrshme. Dhe pavarësisht gjithçkaje, ata kanë ruajtur aftësinë për të mos u nënshtruar dhe dashurinë e tyre për lirinë. Dikur donin të na shkatërronin duke përdorur urinë si armë, tani me errësirë ​​dhe të ftohtë.

Do ta mposhtim përsëri vdekjen.”

Kështu ka deklaruar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një mesazh në Telegram me rastin e përkujtimit të Holodomorit,

“Uria” e shkaktuar nga BRSS në Ukrainë nga viti 1932 deri në 1933 shkaktoi miliona të vdekur.

Lexo më shumë  Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas “sulmit me dronë ukrainas”

Termi Holodomor (vdekje nga uria, në gjuhën ukrainase) i referohet vdekjes nga uria e miliona ukrainasve në vitet 1932-33 si rezultat i politikave sovjetike.

Holodomori mund të shihet si kulmi i sulmit nga Partia Komuniste dhe shteti Sovjetik ndaj popullit ukrainas, i cili i rezistoi politikave sovjetike.

Kolektivizimi i tokave bujqësore të Ukrainës filloi në vitin 1929. Stalini donte që Ukraina, me tokën e zezë jashtëzakonisht pjellore, të ishte shporta e bukës së Bashkimit Sovjetik. Ai donte të “ushqente” zyrtarët e rëndësishëm të partisë dhe të eksportonte grurin e saj jashtë vendit për të financuar projektet e tij të mëdha industrializimi. Si pasojë e kësaj grabitjeje të Ukrainës populli i saj pësoi një nga periudhat më të rënda të urisë në historinë e saj.

Lexo më shumë  Pentagoni thotë se do të ‘shpejtojë’ dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *