KryesoreLajme

FIFA nis procedurë disiplinore kundër Federatës serbe për provokimin ndaj Kosovës në Katar

FIFA ka akuzuar Federatën e Futbollit të Serbisë për shfaqjen e flamurit me hartë të Kosovës në zhveshtoren e përfaqësueses së Serbisë në Botërorin “Katari 2022”, gjatë ndeshjes me Brazilin. FIFA të shtunën ka nisur procedurë disiplinore ndaj Federatës serbe, ndërsa vendimi pritet së shpejti, ka njoftuar agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Shtëpia e futbollit botëror ka përmendur një pjesë të kodit të saj disiplinor që mbulon sjelljet e pahijshme, duke përfshirë gjestet, shenjat ose gjuhën fyese, si dhe përdorimin e ngjarjeve sportive për demonstrime josportive.

Lexo më shumë  Kurti: BE-ja t’i heqë masat, Kosova e gatshme t’i hapë negociatat drejtë anëtarësimit

Ndonëse FIFA nuk ka dhënë afat kohor për vendimin, ai pritet të merret së shpejti.

Flamuri që u shfaq në zhveshtoren e Serbisë ishte me hartë të Kosovës dhe me ngjyra të flamurit serb. “Nuk ka dorëzim” shkruan në flamurin që u shfaq edhe në stadium gjatë ndeshjes së Serbisë me Brazilin.

Federata e Futbollit e Kosovës u ankua të premten në FIFA, ndërsa kanë reaguar edhe Komiteti Olimpik i Kosovës dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Lexo më shumë  Këlliçi: Për pak javë karriera politike e Veliajt do mbyllet

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *