Brazili e nis me “artilerinë e rëndë” Botërorin e Katarit
Pas dy dekadash pritje, Brazili do kërkojë të rikthehet te suksesi në Kupën e Botës. Shanset për këtë kombëtare janë të mira, duke patur parasysh edhe cilësinë e skuadrës që këtë herë është në një nivel të jashtëzakonshëm.
Sot kjo përfaqësuese do ndeshet me Serbinë, takimi i parë i Botërorit të Katarit për të dyja skuadrat. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet, me Seleciao që kanë titullarë lojtarë si Raphnina, Neymar dhe Vinicius.
Brazili (4-2-3-1):
Alisson; Danilo, Thiago Silva, Marquinhos, Alex Sandro; Casemiro, Paquetà; Raphinha, Neymar, Vinicius Jr, Richarlison.
Serbia (3-4-2-1)
Vanja; Veljkovic, Milenkovic, Pavlovic; Zivkovic, Lukic, Gudelj, Mladenovic; S.Milinkovic-Savic, Tadic; Mitrovic.
Rruga Press