Lajme

Kthjellime dhe ulje temperaturash. Parashikimi i motit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Evropë

Vendi ynë do të përfshihet nga masat ajrore të qëndrueshme të cilat do të sjellin gjatë orëve të para të ditës alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në ultësirën perëndimore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjelli shpeshtim të vranësirave në pothuajse gjithë territorin, por nuk priten reshje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 15°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Lexo më shumë  Dëmet materiale nga lufta në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro

Kosova

Kosova gjatë të premtes do të dominohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike për gjatë gjithë 24-orëshit. Gjithashtu pritet rënie e ndjeshme e temperaturave të ajrit, si pasojë e afrimit të masave ajrore të ftohta nga Lindja e kontinentit Europian.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme të cilat do të sjellin alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë gjatë paradites. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës vranësirat të shtohen herë pas here në një pjesë të mirë të MV.

Lexo më shumë  Dogana e Kosovës me rekorde të reja, të hyrat tejkaluan 500 milionë euro

Rajoni dhe Europa

Europa Lindore dhe pjesa më e madhe e Jugut të kontinentit do të jenë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm. Ndërsa Brigjet e detit të Zi dhe Qëndra e kontinentit do të mbizotërohen nga vranësirat e shpeshta dhe rrebeshet e shiut, KU më të dukshme reshjet do të jenë në brigjet Veriperëndimore të Europës. MBETET gadishulli Skandinav në dominimin e reshjeve të shumta të dëborës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *