Portali i Baton Haxhiut e quajti protestën në veri të Mitrovicës “Protestë masive në Serbi”. Më pas titulli ndryshohet
Sekretari për marrëdhënie me media dhe Komunikim i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka shkruajtur në faqen e tij në facebook duke paraqitur titullin e një lajmi të botuar nga portali i Baton Haxhiut, Albanian Post.
Z. Manxhuka shprehet se ky portal, protestën e grave serbe në veri të Mitrovicës e quan “Protestë masive në Serbi”.
“Ja niveli, qëndrimi dhe trajtimi që ky portal i bën veriut të Kosovës. E paska quajtur protestë masive në Serbi, protestën e sotme në veri të Mitrovicës. Kjo është shumë e rëndë dhe nuk do të mund të ndodhte nga një medium i Republikës së Kosovës, madje as i huaj jo, përveçse po të ishte nga Serbia. Por, një medium si ky i Baton Haxhiut mund të na ofrojë këso lajmesh.”, ka shkruar Manxhuka.
“E tmerrshme!
Titulli tash ka ndryshuar, por linku (url) ka mbetur”, përfundon ai.
https://albanianpost.com/proteste-masive-ne-serbi-mbi-3…/
Rruga Press