Kërceli: Rreth paqes në veriun e Kosovës
Nga Ilir Kërceli
Rreth paqes në veriun e Kosovës
Është e rëndësishme të theksohet se tash e 22 vite pas luftës asnjë serb i vetëm nuk është akuzuar apo arrestuar për prishje të rendit, pengim të lëvizjes, e dhunim të institucioneve në asnjërën prej protestave e bllokadave në veri të vendit.
Kjo është toleranca të cilën e kanë keqpërdorur politikanët serb në Kosovë, duke shkelur në disa raste edhe betimin e tyre për mbrojtje të integritetit e sovranitetit të Republikës së Kosovës.
Kaq sa i përket “presionit” ndaj komunitetit serb që jeton në Kosovë.
Rruga Press