Lajme

Ischinger dyshon në konstatimin e Borellit për njëanësinë e fajit të Kosovës

Borell konkretisht shënjoi Kosovën për fajtore në dështimin e negociatave në takimin trilateral në Bruksel, por njëjtë nuk mendon edhe ish-Përfaqësuesi i BE’së për negociatat mbi statusin e Kosovës në vitin 2007, Wolfgang Ischigner.

Ischinger, i cili i njeh për së afërmi raportet politike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ndonëse situatën e djeshme e quajti “hiç të mirë, e tejet të keqe”, kur ngren pyetjen se “kush është fajtori”, ndryshe nga Borell, thotë se mendon që jo vetëm njëra palë.

Duke rishpërndarë një lajm në Twitter se “palët kanë dështuar për kompromis”, Wolfgang Ischinger e komentoi kështu:

“Jo mirë. Me të vërtetë keq. Kush duhet fajësuar? Mbase jo vetëm njëra palë”, shkroi ish-diplomati gjerman në llogarinë e tij në Twitter.

Për çfarë u kritikua Kosova nga Borell?

Takimi ishte trilateral, ndërsa shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell, nxori tri kritika.

Lexo më shumë  Sanduloviq vazhdon akuzat ndaj Vuçiqit: Me urdhër të kujt po kërcënohet, përgjohet dhe ndiqet vajza ime?

Që të trija, Borrell ia drejtoi Kosovës.

Numër një Borrell tha se ishte Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ai i cili refuzoi propozimin e BE’së për mosgjobitje të vozitësve me targa “KM”, derisa tha se Presidenti i Serbisë pranoi që MPB-ja serbe të mos lëshojë më targa “KM” të tjera.

Së dyti, Borell tha se “sundimi i ligjit nuk duhet të shërbejë si pretekst për tensionim dhe eskalim të situatës”, kjo referuar vendimit qeveritar kosovar për shtrirjen e sovranitetit të trafikut në pjesën veriore të vendit.

Së treti, Josep Borrell, tha se “në veçanti Kosova” nuk po respekton obligimet ligjore ndërkombëtare, kjo duke aluduar në mosformimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, marrëveshje kjo e ratifikuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2013 si marrëveshje ndërkombëtare.

Borrell, pas më shumë se katër orë takimi të mbyllur e bisedash trilaterale me Kurtin e Vucicin, nuk pati ndonjë vërejtje konkrete për Serbinë, përveç thirrjeve për vetëpërmbajtje dhe kërkesës për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën.

Lexo më shumë  Ambasadori gjerman në Kosovë thirrje Serbisë: Ç'tensionoje situatën, menjëherë

Mes tjerash, ai u tregua edhe skeptik se forma aktuale e dialogut po shpie gjëkundi, duke thënë se duhet të nxjerren konkluzionet për ecurinë e një dialogu të tillë.

Kundërpërgjigja e Kurtit

Jo më pak tonike ishte edhe kundërpërgjigja e kryeministrit Kurti pas takimit. “Me keqardhje”, tha kryeministri, “ishte Borell ai që hoqi dorë nga afati i vitit 2023 për marrëveshje për normalizim”.

“E them me keqardhje sepse vetë e kanë propozuar marsin e vitit 2023 dhe kjo është propozim i Bashkimit Evropian”.

“Nuk mund të shndërrohemi me liderë shtetërorë që merremi me çështje të targave dhe nuk diskutojmë për normalizim”, vazhdoi më tej ai.

Kurti e vëri në dyshim ndonëse shtoi se vazhdon të shpresojë, “që BE të gjejë forcat t’i rrijë prapa propozimit të saj për normalizim të marrëdhënieve”.

“Sot ai [Josep Borell] hoqi dorë nga propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, tha ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *