(Video) Gazetari serb, Milojko Pantiç: Serbia, ashtu si Rusia në Ukrainë, vrau dhjetra mijëra dhe dëboi e plaçkiti qindra mijëra shqiptarë në Kosovë
Në një video që qarkullon në rrjete sociale, duket gazetari serb Milojko Pantiç, i cili bë një krahasim mes asaj se çfarë po ndodh në Ukrainë dhe asaj se çfarë ka ndodhur në Kosovë.
“Serbia, ashtu si Rusia në Ukrainë, vrau dhjetra mijëra dhe dëboi qindra mijëra shqiptarë në Kosovë”, thotë Pantiç. Ai vendos paralele mes Rusisë dhe Serbisë në atë se çfarë po bën Rusia në Ukrainë dhe se çfarë ka bërë Serbia në Kosovë.
Në një video të shkurtë disa-sekondëshe, gazetari serb çmonton me mjeshtëri narrativën e rreme të regjimit serb dhe Putinit se bombardimi i Serbisë nga NATO është një precedent për pushtimin rus në Ukrainë.
Videon mund ta shihni më poshtë
Serbian journalist Milojko Pantic: Serbia, like 🇷🇺 in 🇺🇦, either killed or expelled hundreds of thousands of Albanians in Kosovo.
— Admirim (@admirim) November 12, 2022
In 20 secs, he expertly dismantles Serbian regime & Putin's false narrative that NATO bombing of Serbia is a precedent for the 🇷🇺 invasion of 🇺🇦. pic.twitter.com/DFyFtv8o8U
Rruga Press