Banorët e njësisë numër 4 Tiranë, lajmërohen nga Inspektoriati në orën 10 të darkës, se pallati i tyre do prishet të nesërmen
Banorë të njësisë numër 4 Tiranë, lajmërohen nga Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, në orën 10 të darkës, se pallati i tyre dhe i komshiut ngjitur do prishet të nesërmen. Për rreth 10 orët e ardhshme, banorët duhet të gjejnë një vend për të futur kokën, ose në të kundërt mbeten pa strehë.
Pretendimet e banorëve janë se pas tërmetit është kryer inspektimi për dëmet e shkaktuara dhe në përfundim pallatet dalin të banueshme. Gjatë pandemise, inspektori ndërron jetë, dhe ( gjithmonë sipas pretendimit të banorëve), firma është falsifikuar dhe ata janë lajmëruar se të dy pallatet janë të pabanueshme. Sipas tyre, aty pritet të ndërtohet një qendër tregtare, e cila premton se do t’ua ndërtojë pallatin përsëri, nëse merren vesh për tokën.
Sido që të jetë situata, nxitimi i pakuptimtë, jashtë çdo dispozite ligjore të cubave të IKMT është i pakuptimtë dhe jashtë çdo logjike minimale njerëzore. E megjithatë, ka vetëm një arsye, e njëjta si në rastin e “5 Majit”: zhvendosje e banorëve ekzistues në një tjetër zonë, pa asnjë pretendim e zgjidhje, për të ndërtuar pallate/ kulla , me qëllim rritjen e vlerës së pronës, për të përfituar personalisht nga përqindja që ndajnë me ndërtuesin.
Thirrja ime është për secilin që mundet të jetë përkrah tyre nesër, në solidaritet përballë pushtetit e fadromave që na kërcënojnë të gjithëve!
Rruga Press