Lajme

(Video) Bashkia fillon shembejet e pallateve pranë rrugës “Ura” në njësinë bashkiake numër 4. Banorët mbeten pa shtëpi

Nga Sidorela Vatnikaj

Kanë filluar shembejet pranë rruga “Ura” në njësinë bashkiake numër 4. Pallate të banueshme, sipas ekspertizës së parë, bëhen çuditërisht të pabanueshme sipas ekspertizës së Bashkisë.

Në fillim priten dritat dhe uji. Në këtë pallat gjendet edhe kavina elektrike e zonës. (A do t’u priten dritat edhe banorëve të tjerë?)

Më pas, me telefon, lajmërohen se duhet ta lirojnë shtëpinë në datën 2 nëntor.

Lexo më shumë  Kurti: Strategjia për ujë siguron menaxhim me nevojat shtetërore

Meqenëse në datën 2 banorët akoma nuk i kanë liruar vullnetarisht shtëpitë, iu lihet kohë deri sot.

Banorë, nën presionin e pushtetit dhe bonusit të qerasë, të cilin pretendohet se e kanë marrë ( pa asnjë shkresë zyrtare) te pallatet sociale të “5 majit” shohin se si para syve iu shembet investimi i gjithë jetës së tyre, pa pasur ndonjë shpresë se dikush do të mendojë për ta edhe në të ardhmen.

Lexo më shumë  Gërvalla: Ndryshimi i kufijve mund të nisë një luftë në Ballkan  

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *