Lajme

Drejtori i suspenduar i Policisë në Mitrovicën e Veriut nderohet nga Vuçiçi, punësohet në Serbi

Drejtori rajonal i Policisë në Mitrovicën e Veriut, Nenad Gjuriq, i suspenduar për shkak se nuk zbatoi vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat, ka pranuar çmimin e kapitenit nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Përveç Gjuriçit, ky çmim iu dorëzua edhe kapitenit Aleksandar Filipoviç, i cili ishte në detyrë si shef i Drejtorisë Rajonale të Policisë në këtë komunë, shkruan mediumi serb “N1”.

Vuçiç i dorëzoi Gjuriçit Urdhrin e Meritës për Mbrojtje dhe Siguri të Klasit të Parë, i cili jepet për kryerje mbi mesataren, shembullore dhe me nder të detyrave në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Lexo më shumë  27 vjet nga dalja publike e UÇK-së në skenë

Filipoviçit iu nda medalja e artë për guxim “Milosh Obiliq”, e cila ndahet për veprimet në të cilat del në pah guximi personal.

“Ju iu bindët vendit tuaj, madje edhe kur nuk jeni pajtuar me vendimet e tij, keni bërë atë që ju ka dashur zemra dhe jeni sjellë me nder, kur ju penguan të kryeni detyrën”, tha Vuçiç në Presidencën e Serbisë.

Lexo më shumë  Kryeministri australian pranon me krenari rrënjët arbëreshe: Kam lidhje me Shqipërinë

Ai bëri të ditur se Gjuriç dhe Filipoviç do të punësohen në administratën shtetërore.

“Ata i pret një e ardhme e shkëlqyer, do të punojnë në organet shtetërore të Republikës së Serbisë. Na mbetet të arrijmë marrëveshje dhe sigurisht që nuk do të ketë të ardhura të ulëta. Të dy janë të rinj, ka ende shumë punë dhe detyra të rëndësishme përpara tyre”, tha Vuçiç.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *