Lajme

Kurti: Beogradi po e kundërshton BE-në për draftin franko-gjerman

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se incidentet në veri, Serbia po i ndërmerr për shkak se është kundër planit franko-gjerman për marrëveshjen finale.

Kurti deklaroi para mediave të hënën se incidentet nuk lidhen as me targat, as me Asociacionin e as me shkarkimin e drejtorit të Policisë së veri, Nenad Gjuriqin.

Sipas tij, Serbia vazhdon të jetë e koordinuar me Rusinë dhe me presidentin Vladimir Putin, gjersa theksoi se ajo është e interesuar ta sabotojë dialogun.

“Nuk bëhet fjalë as për tabela, as për Asociacion, as për Gjuriqin, bëhet fjalë vetëm për kundërshtimin që ia kanë bërë Evropës dhe BE-së. Këtë koordinim që e kanë me Kremlinin dhe Putinin, këtë po e përdorin te ata që ende i dëgjojnë, si pjesëtarë të strukturave kriminale. Çka po ndodh tani shpjegohet më së shumti me përpjekjen e Beogradit për ta ambalazhuar kundërshtimin e nismës franko-gjermane apo të propozimit të këtyre dy fuqive. Serbia është e interesuar ta sabotojë dialogun dhe çfarëdo marrëveshje. Rruga që ka zgjedhur është kërcënimi i qytetarëve”, tha ai.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Sipas kryeministrit Kurti, përpjekjet serbe do të jenë të pasuksesshme pasi “shteti është i fortë, demokratik, që ka rritje ekonomike e shoqërore në çdo fushë e aspekt”.

Ai theksoi se po vazhdon shpërndarja e masave qortuese për serbët e Kosovës që nuk i ndërrojnë targat. Deri më tani, sipas Kurtit, janë ndarë 856 qortime.

Sipas Kurtit vetëm një pakicë e serbëve insiston në targat ilegale.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

“Pjesa dërrmuese veturave të Serbisë që kalojnë në pikëkalimet kufitare nuk janë me targa ilegale. Në tremujorin e tretë të vitit 2022, nga gjithsej 75 mijë vetura të Serbisë që kanë kaluar në pikëkalimet kufitare, vetëm 6300, apo 8.5 për qind kanë qenë ilegale”, është shprehur Kurti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *