Lajme

Lista Serbe i dorëzon mandatet në Kuvend

Deputetët e Listës Serbe i kanë dorëzuar të hënën mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, tha për mediat e Kosovës se dorëzimin e ka pranuar zyrtarisht nga administrata.

Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës pasoi pas nisjes së shpërndarjes së fletëqortimeve për targat.

Lexo më shumë  Banorët e Baks Rrojit sërish në protestë, për të ndaluar punimet e ndërtimit të resortit në tokat e tyre

Autoritetet e Kosovës e suspenduan Nenad Gjuriqin, drejtor i Policisë së veri, për shkak se ka refuzuar të lëshojë fletëqortime për serbët e Kosovës që nuk i ndërruan targat.

Dorëzimin e detyrës e kanë bërë gjatë së dielës edhe disa policë serbë në veri të Kosovës. Dorëheqja, sipas tyre, u bë për shkaqe “personale dhe morale”.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Shtyhet për të hënën seanca për buxhetin 2026, opozita kërkon kohë për ta lexuar projektbuxhetin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *