ArgumentKryesore

Për ta njohur Rusinë përmes frazave të elitës së saj

Po propozojmë këtu vetëm pak citime nëpër kohë. Kështu mund të kuptohet synimi i pandryshuar nëpër shekuj i manisë ruse për madhështi. Duket qartë se elitat e saj nuk kanë kërkuar asnjëherë ndonjë zhvillim demokratik. Duke e quajtur demokracinë, perversitet perëndimor ose evropian, ato kanë menduar gjithnjë një Rusi imperiale. As nuk iu ka interesuar mirëqenia e njerëzve dhe etnive që pushton Rusia. Është shumë e qartë, se qoftë cariste, qoftë sovjetike, qoftë liberale, Rusia në thelb mbetet imperiale dhe pushtuese. Asgjë e mirë nuk i është ofruar mendimit politik nga Rusia.

Edukimi imperialist i popullit rus është kryer përmes frazash tronditëse nëpër histori. Në po japim disa prej tyre:

Ta dini perandor i urtë se të gjitha perandoritë që i përkasin krishtërimit ortodoks u bashkuan tash nën perandorinë tuaj… Të gjitha perandoritë e krishtera gjenden të bashkuara në perandorinë tuaj. Me ju ne presim një Perandori pa fund… Dy Roma kanë rënë, por mbetet e treta, dhe nuk do të ketë të katërt.
Murgu Filoté i Pskovit, viti 1510

Rusët janë thirrur nga historia për të mbyllur veprën e barbarisë, për të shkatërruar mbetjet e fundit të Perandorisë Romake që zvarriten ende në Evropën perëndimore. Lindje do ta marrë edhe njëherë tjetër fuqinë mbi botën, por për ta rigjeneruar me gjak dhe zjarr këtë qytetërim aryetonjës dhe tregtar që e ktheu Evropën në perverse.
Vladimir Petcherin, viti 1849

Aty ku ndodh të ngrihet flamuri rus, ai nuk duhet të bjerë më.
Cari Nikolla I, viti 1850

Vetë ideja se Rusia mund të jetë mishërimi i një ideje abstrakte, ideja se ajo përbën një botë më vete që trashëgon ligjshëm Perandorinë e famshme bizantine, ideja se ajo ka misionin të bashkojë tërë popujt sllavë më qëllim rigjenerimin e racës njerëzore, as nuk na shkonte nëpër mend. Edhe më pak e mendonim se Evropa mund të binte sërish pré e barbarisë, dhe se jemi ne ata që janë paraparë për me e shpëtu njerëzimin. Përkundrazi, sjellja jonë ndaj Evropës ishte e vulosur nga mirësjellje, në e shihnim me adhurim, ngaqë në e dinim se na kishte mësuar shumë, madje edhe historinë tonë.
Piotr Tchaadaev, viti 1840

Duke qenë se Rusia ishte e huaj për botën evropiane dhe shumë e fuqishme për më zbrit në rangun e anëtarit të familjes evropiane, ajo nuk mund të gjejë ndonjë situatë tjetër të denjë për madhështinë e saj dhe të sllavisht veç atij të udhëheqësit të një sistemi politik të veçantë: kështu ajo do të mund të bënte kundërpeshë jo vetëm për shtete të caktuar të Evropës, por për tërë Evropën. Ja ç’do të thotë për Rusinë përparësia dhe kuptimi i federatës së madhe sllave… Pasi të themelohet, kjo federatë nuk do të kërcënojë si sunduese e universit, por do ta mbrojë universin nga çdo sundim i tillë.
Nikolai Danilevski, viti 1889, një nga ideologët e preferuar të Putinit

Ne kemi në prirjen tonë të natyrshme ta zhvendosim Perëndimin në Lindje. Prandaj jemi ushtria e Lindjes, ushtria e fillimit të njohjes, ushtri që ndërmerr betejën për ta integruar krejt Perëndimin në Lindje. Që të mos ketë më Perëndim, por vetëm një Lindje të madhe absolute. Dhe vetëm Rusia është e aftë ta bëjë një gjë të tillë, sepse vetëm Rusia bën pjesë në të dy këta realitete.
Aleksander Dugin, viti 2009

© Rruga Press

Lexo më shumë  “Kosova i takon Këshillit të Evropës” – ministrja e Jashtme dhe deputeti gjerman kërkojnë nga Gjermania që të votojë në favor të Kosovës
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *