Në Evropë, temperaturat po rriten dy herë më shumë se mesatarja botërore
Temperaturat në Evropë janë rritur më shumë se dyfishi i mesatares botërore në 30 vitet e fundit, rritja më e lartë e çdo kontinenti tjetër në botë, paralajmëron një raport i ri i Organizatës Botërore Meteorologjike (OBT), i publikuar sot në Gjenevë.
Duke pasur parasysh vazhdimësinë e ngrohjes, valët e të nxehtit, zjarret, përmbytjet dhe ndikimet e tjera të ndryshimeve klimatike do të prekin shoqërinë, ekonomitë, ekosistemet, thotë raporti i publikuar përpara negociatave të OKB-së për ndryshimin e klimës, COP27, të planifikuara për javën e ardhshme në Sharm-El Sheikh.
Pavarësisht nga nivelet e ardhshme të ngrohjes globale, “temperaturat do të rriten në të gjitha zonat evropiane me një ritëm që është më i shpejtë se ndryshimet në temperaturën mesatare botërore”, raporton Ansa teksa citon WM.
Evropa paraqet një imazh të drejtpërdrejtë të një bote që ngrohet dhe na kujton se edhe shoqëritë e përgatitura mirë nuk janë të sigurta nga ndikimet e ngjarjeve ekstreme të motit”, komentoi Sekretari i Përgjithshëm Petteri Taalas.
Rruga Press