Lajme

Rasti i të moshuarës në Pejë/ Sveçla: Të gjithë të implikuarit në këtë akt çnjerëzor të sillen para drejtësisë

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar lidhur me rastin ku një grua e moshuar është sulmuar në një shtëpi të të moshuarve në Pejë.

Sveçla ka thënë se veprime të tilla të dhunës janë të papranueshme kudo që ndodhin, por në veçanti kur ndodhin brenda institucioneve që konsiderohen të ofrojnë ndihmë dhe përkujdesje.

Ai ka bërë thirrje për sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të implikuar në këtë akt.

“Veprime të tilla të dhunës janë të papranueshme kudo që ndodhin, por në veçanti janë më të rënda kur ndodhin brenda institucioneve që konsiderohen të ofrojnë ndihmë dhe përkujdesje. Nga Policia e Kosovës jam njoftuar që deri më tani janë arrestuar dy nga dhunueset dhe hetimet po vazhdojnë. Fuqishëm bëj thirrje për sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të implikuar në këtë akt çnjerëzor” – ka shkruar Sveçla në Facebook.

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive

Sçecla ka thënë se i ka parë me shqetësim pamjet e keqtrajtimit të një gruaje të moshuar nga një grup vajzash.

Në ditën e sotme në rrjetin social Facebook është publikuar një video ku shihet një e moshuar duke u sulmuar.

Lidhur me rastin Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Pejë kanë njoftuar se kanë arrestuar dy të dyshuara dhe të njëjtat janë ndaluar për 48 orë.

Sulmi ndaj të moshuarës është thënë se ka ndodhur në një shtëpi të të moshuarve në Pejë.

Për këtë ngjarje, Kryeprokurori i Pejës, ka angazhuar dy prokurorë të shtetit dhe ka autorizuar Policinë që të ndërmerren masat e nevojshme ligjore ndaj personave që kanë kryer këtë vepër penale.

Njëra nga të dyshuarat u tha se dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi” ndërsa tjetra veprën penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale Sulmi”.

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!

“Dy persona të dyshuar me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Sulmi” dhe veprën penale “ndihma në kryerjen e veprës penale Sulmi”” – thuhet në njoftim.

Tutje u tha se nga ana e Prokurorit të Shtetit brenda afatit ligjor do të shqyrtohet mundësia e paraqitjes se kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në gjykatën kompetente dhe gjithashtu lidhur me ketë çështje penale u tha se do ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Në anën tjetër, Policia tha se më të marr informatë menjëherë ёshtё vёnё ne veprim dhe rreth orës 14:10, ka identifikuar lokacionin, dhe ka arrestuar dy tё dyshuarat.

Tё dyshuarat u tha në njoftimin e Policisë së janё duke u intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *