SKANDAL – Shaqir Totaj i PDK-së, e rehaton djalin e tij në Ekoregjionin e Prizrenit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj që vjen nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka punësuar djalin e tij Adonis Totajn në ndërmarrjen publike për menagjim të mbeturinave në qytetin e Prizrenit në pozitën e Koordinatorit të Kujdesit ndaj Klientëve.
Në bazë të vendimit të kë kësaj kompanie publike që është publikuar gjatë ditës së sotme, Adonis Totaj, del të jetë “më i miri” nga kundër kandidatët e tij Berat Shala dhe Armend Pulaj, duke i marrë kështu 70 pikë nga komisioni vlerësues.
Sipas vendimit, kundër kandidati Adonisit, Berat Shala ka marrë 64 pikë, ndërkaq, kundër kandidati tjetër Armend Pulaj, 54 pikë.
Përmes këtij konkursi, po ashtu është përzgjedhur edhe Kryepunëtori i kësaj Kompanie.
Sipas vendimit, Berat Shala i cili kishte marrë vendin e dytë ku garonte me djalin e Totajt, kësaj here nga komisioni vlerësues i ka marrë 70 pikë, duke e lënë pas kundër kandidatin e tij Bekim Thaçi, që i kishte marrë 57.5 pikë.
Ndryshe, që prej marrjes së mandatit si kryetar i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj në vazhdimësi ka punësuar bashkë patrikët e tij nëpër institucione publike.
Por kësaj here, përtej aktivistëve të partisë së tij, kryetari Totaj, në institucione publike ka filluar t’i rehatojë edhe familjarët e tij, duke filluar nga djali i tij. /Kosova News/
Rruga Press